Kjo letër e Palit nuk i drejtohet kishës apo kishave të vetëm një qyteti, siç janë ca të tjera, por i drejtohet një qarku apo province, sepse e tillë ishte Galatia. Ka të ngjarë që këta galatas u kthyen në besimin e krishterë me anë të shërbesës së tij; ose, nëse ai nuk ishte mjeti i mbjelljes, ai të paktën kishte qenë i përfshirë në ujitjen e këtyre kishave, ashtu siç vërtetohet nga vetë letra, dhe gjithashtu nga “Veprat” xviii. 23, ku e gjejmë atë duke shkuar në të gjithë vendin e Galatisë dhe Frigjisë duke forcuar të gjithë dishepujt. Ndërkohë që ishte me ta, ata kishin shprehur vlerësimin dhe dashurinë më të madhe si për Palin vetë, ashtu edhe për shërbesën e tij.

Megjithëkëtë, jo shumë kohë pasi ai u largua prej tyre, disa mësues judaizues arritën tek ata, e me anë të dinakërisë dhe dhelpërisë së tyre, galatasit formuan një opinion më të ulët si për Palin ashtu edhe për shërbesën e tij. Ajo që këta mësues të rremë synonin kryesisht, ishte t’i largonin ata prej asaj siç është e vërteta në Jezusin, veçanërisht për sa i takon doktrinës së madhe të drejtësimit, të cilën ata e shtrembëruan së tepërmi, duke pohuar nevojën e ndërthurjes të zbatimit të ligjit të Moisiut nga njëra anë, me besimin në Krishtin nga ana tjetër, me qëllim për të arritur drejtësimin. Gjithashtu, për ta përmbushur sa më mirë qëllimin e tyre, ata bënë gjithçka mundën për ta zbehur figurën dhe reputacionin e apostullit, dhe të ngrinin atë të tyren mbi rrënojat e tij, duke e paraqitur atë si dikë që edhe nëse duhej pranuar si apostull, përsëri ishte më inferior se të tjerët, dhe që për më tepër, nuk meritonte një respekt si Pjetri, Jakobi, dhe Gjoni, ndjekës të të cilëve ka të ngjarë se ata pretendonin të ishin. Në të dy këto ndërmarrje, ata patën vetëm sukses të madh. Nga kjo mori shkas shkrimi i kësaj letre, ku ai shpreh shqetësimin e tij të madh që ata vetë e kishin lejuar veten të ktheheshin kaq shpejt nga besimi i ungjillit. Ai mbron figurën dhe autoritetin e tij si një apostull kundër fjalëve të këqija të armiqve të tij, duke treguar që misioni dhe doktrina e tij ishin që të dyja hyjnore, dhe që ai nuk ishte nga asnjë drejtim sadopak prapa nga këta “apostuj më të lartë”, “2 Kor.” xi. 5. Ai pastaj angazhohet të shpallë dhe mbrojë doktrinën e madhe të ungjillit që është drejtësimi me anë të besimit pa veprat e ligjit, dhe t’u paraprijë disa vështirësive që mund t’u lindnin atyre në mendje në lidhje me këtë. Pasi e themeloi këtë doktrinë të rëndësishme, ai i nxit ata të qëndronin, pra, në lirinë me të cilën Krishti i liroi, i 4 paralajmëron ata kundër abuzimit me këtë liri, u jep atyre disa këshilla dhe udhëzime shumë të nevojshme dhe pastaj e mbyll letrën duke u bërë një përshkrim të drejtë të atyre mësuesve të rremë në grackën e të cilëve ata kishin rënë, dhe, që ishte e kundërta e figurës dhe sjelljes së tij. Në të gjithë këtë, qëllimi dhe ideja e tij ishte t’i rikthente ata që ishin çoroditur, të rrënjoste ata që mund të ishin duke u luhatur, dhe të përgëzonte ata mes tyre të cilët e kishin ruajtur integritetin e tyre.