Skip to content Skip to footer

KA nga ata që janë të mendimit se kjo letër e efesianëve ishte një letër qarkore, e cila iu dërgua një sërë kishash, dhe se kopja që iu dërgua efesianëve është thjesht ajo që ndodhi të futej në kanon, dhe kështu mbajti atë mbishkrim të caktuar të vet.

KA nga ata që janë të mendimit se kjo letër e efesianëve ishte një letër qarkore, e cila iu dërgua një sërë kishash, dhe se kopja që iu dërgua efesianëve është thjesht ajo që ndodhi të futej në kanon, dhe kështu mbajti atë mbishkrim të caktuar të vet. Për më tepër, ata janë shtyrë më shumë ta mendojnë këtë sepse kjo është e vetmja nga tërë letrat e Palit që në brendësinë e saj nuk kishte asgjë të përshtatur posaçërisht me gjendjen apo rastin e asaj kishe të caktuar, por ajo më tepër përmban çështje të zakonshme për të gjithë të krishterët, dhe sidomos për ata të cilët, duke qenë paganë në kohët e shkuara, u kthyen në besimin e krishterë. Por pastaj, nga
anën tjetër, mund të vihet re, që letra u drejtohet qartazi (1:1) shenjtorëve që janë në Efes; dhe në mbyllje të saj Pali u thotë atyre që kishte dërguar Tikikun tek ata, për të cilin, te “2 Tim.” iv. 12, thotë që e kishte dërguar në Efes. Kjo është një letër që tregon se është dërguar nga burgu: dhe disa kanë vërejtur se ajo çfarë apostulli shkroi kur ishte i burgosur, ofronte shijen dhe aromën më të madhe të gjërave të Perëndisë. Kur mundimet e tij u shtuan, ngushëllimet dhe përvojat e tij u shtuan edhe më shumë, nga ku mund të vërejmë që situatat pikëlluese të njerëzve të Perëndisë, dhe sidomos të shërbenjësve të Tij, shpesh priren të kenë dobi për të tjerët si edhe për ata vetë. Qëllimi i apostullit është t’i stabilizojë dhe themelojë efesianët në të vërtetën, dhe më tej t’i njohë ata me misterin e ungjillit, për atë qëllim. Në pjesën e parë ai paraqet privilegjin e madh të efesianëve, të cilët, duke qenë paganë idhujtarë në kohën e kaluar, tani ishin kthyer në besimin e krishterë dhe ishin pranuar në besëlidhje me Perëndinë, gjë të cilën ai e ilustron duke hedhur vështrimin në gjendjen e tyre të mjerë para kthimit të tyre në besim, k. 1-3. Në pjesën e dytë (që ne e kemi në kapitujt 4, 5 dhe 6), ai i udhëzon ata në detyrat themelore të fesë, si në ato personale ashtu edhe në ato që lidhen me të tjerët, dhe i qorton e i nxit ata që t’i kryejnë ato me besnikëri. Zanki [Zanchy] vëren që këtu ne kemi një konspekt të të gjithë doktrinës së krishterë, dhe pothuajse të të gjithë temave kryesore të teologjisë.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry