Në letrën e tij të mëparshme, apostulli e bëri të ditur se kishte për qëllim për të vajtur në Korint, pasi të kalonte nëpër Maqedoni (xvi. 5), por, duke u penguar nga Providenca për ca kohë, ai u shkruan këtë letër të dytë atyre rreth një vit pas letrës së mëparshme, dhe këto që vijojnë duket se ishin dy çështjet urgjente: 1. Rasti i personit që kreu incest, i cili ishte ende i dënuar prej tyre, por që kërkonte me shumë urgjencë që ai të rimerrej dhe të pranohej përsëri në bashkësi.
Në letrën e tij të mëparshme, apostulli e bëri të ditur se kishte për qëllim për të vajtur në Korint, pasi të kalonte nëpër Maqedoni (xvi. 5), por, duke u penguar nga Providenca për ca kohë, ai u shkruan këtë letër të dytë atyre rreth një vit pas letrës së mëparshme, dhe këto që vijojnë duket se ishin dy çështjet urgjente: 1. Rasti i personit që kreu incest, i cili ishte ende i dënuar prej tyre, por që kërkonte me shumë urgjencë që ai të rimerrej dhe të pranohej përsëri në bashkësi. Për rrjedhojë, për këtë ai jep udhëzime (k. ii.), dhe më pas (k. vii.) ai tregon kënaqësinë që pati kur mori vesh për trajtimin e mirë që ata i bënë kësaj çështjeje. 2. Tani ishte një ofertë që po mblidhej për shenjtorët e varfër në Jerusalem, për të cilën ai i nxit korintasit që të kontribuonin, k. viii., ix. Ka disa gjëra të tjera të ndryshme tepër të spikatura në këtë letër. Për shembull, I. Dëshmia që jep apostulli për mundimet dhe arritjet e tij në predikimin e ungjillit në vende të ndryshme, k. ii. II. Krahasimin që ai bën mes dispensacionit të Besëlidhjes së Vjetër e të Resë, k. iii. III. Vuajtjet e shumëfarëshme që ai dhe bashkëvuajtësit e tij ndeshën dhe motivet dhe inkurajimet për zellin dhe durimin e tyre, k. iv., v. IV. Paralajmërimin që u jep korintasve kundër përzierjes me jobesimtarë, k. vi. V. Rrugën dhe mënyrën me të cilën ai shfajëson vetveten dhe apostullimin e tij nga insinuatat dhe akuzat e turpshme të mësuesve të rremë, të cilët përpiqeshin të prishninreputacionin e tij të mirë në Korint, k. x.-xii., dhe gjatë gjithë ngjarjeve të përshkruara në këtë letër.
