Skip to content Skip to footer

KUR hyjmë në shkrimet e profetëve, që flasin për ato që do të ndodhin pas këtyre, duket sikur dëgjojmë të njëjtën thirrje me atë të Shën Gjonit (Zbu. iv. 1): Ngjitu këtu, por, kur hyjmë në profecinë e këtij libri, duket sikur zëri thotë: Ngjitu këtu më lart; ndërsa shkojmë përpara në kohë (sepse Ezekieli profetizoi në robëri, kurse Jeremia profetizoi pak para saj), po kështu ngjitemi lart në zbulimet më sublime të lavdisë hyjnore.

KUR hyjmë në shkrimet e profetëve, që flasin për ato që do të ndodhin pas këtyre, duket sikur dëgjojmë të njëjtën thirrje me atë të Shën Gjonit (Zbu. iv. 1): Ngjitu këtu, por, kur hyjmë në profecinë e këtij libri, duket sikur zëri thotë: Ngjitu këtu më lart; ndërsa shkojmë përpara në kohë (sepse Ezekieli profetizoi në robëri, kurse Jeremia profetizoi pak para saj), po kështu ngjitemi lart në zbulimet më sublime të lavdisë hyjnore. Këto ujëra të shenjtërores bëhen edhe më të thellë. Ato jo vetëm që nuk janë të kalueshme por vende-vende, thellësia e tyre bëhet e pamatshme. Megjithatë, sado të thella që janë, nga to burojnë rrëke që mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon Shumë i Larti. Sa për këtë profeci që kemi para, mund të kërkojmë të dimë: I. Për penëtarin e saj – ai ishte Ezekieli. Emri i tij do të thotë: Forca e Perëndisë, ose ngjeshur apo forcuar nga Perëndia. Ai ngjeshi ijët e mendjes së tij për shërbim, dhe  Perëndia i dha forcë. Atë që Perëndia e thërret në çfarëdo shërbim Ai Vetë do t’i japë kapacitet për të. Nëse Ai jep autorizim, Ai do të japë fuqi për ta ekzekutuar atë. Emri i Ezekielit i korrespondoi atij kur Perëndia tha (dhe padyshim bëri siç tha ai): Unë e bëra fytyrën tënde të fortë kundër fytyrës së tyre. I dituri Selden, në librin e tij De Diis Syris, thotë që sipas mendimit të disa të lashtëve, profeti Ezekiel ishte i njëjtë me atë Nazaratus Assirius të cilin Pitagora (siç rrëfen ai vetë) e kishte mësuesin e tij për ca kohë, dhe në leksionet e të cilit ai mori pjesë. Është rënë dakord që ata jetuan pothuaj në të njëjtën kohë, dhe ne kemi arsye të
mendojmë që shumë filozofë grekë ishin njohës të Shkrimeve të Shenjta dhe huazuan disa nga konceptet më të mirë prej tyre. Nëse mund t’i besojmë traditës së hebrenjve, ai u vra nga robërit në Babiloni, për shkak të besnikërisë dhe guximit në qortimin që u bënte. Thuhet se ata e tërhoqën zvarrë atë mbi gurë derisa i dolën trutë jashtë. Një historian arab thotë që ai u vra dhe u varros në varrin e Semit birit të Noeut. Kështu rrëfen edhe Hotingeri, Thesaur. Philol. lib. 2 kap. 1. II. Për datën e saj – vendin nga është datuar dhe kohën kur është datuar. Ngjarja zhvillohet në Babiloni, në kohën kur ajo ishte një shtëpi e skllavërisë për Izraelin e Perëndisë. Atje u predikuan profecitë e këtij libri, atje u shkruan, kur profeti vetë, dhe popullit të cilit i profetizoi, ishin robër atje. Ezekieli dhe Danieli janë të vetmit profetë shkrues të Besëlidhjes së Vjetër që jetuan dhe profetizuan jashtë Izraelit, me përjashtim të Jonës, i cili u dërgua të profetizonte në Ninive. Ezekieli profetizoi në fillim të robërisë, Danieli në fund të saj. Ishte një tregues i mirëdashjes së Perëndisë ndaj tyre, dhe i planit të Tij të hirshëm për ta në pikëllimin e tyre, fakti që Ai ngriti profetë në mesin e tyre, si për t’i bindur ata kur, në fillim të telasheve të tyre, ata e dinin veten të sigurt dhe të pa përulur, gjë e cila ishte puna e Ezekielit, dhe t’i ngushëllonte ata kur, pranë fundit të telasheve të tyre, ata ishin brengosur dhe të dekurajuar.

Nëse Zotit do t’i kishte pëlqyer t’i vriste, Ai nuk do të kishte përdorur mënyra kaq me vend dhe të duhura për t’i shëruar. III. Për thelbin dhe qëllimin e saj. 1. Në të ka shumë gjëra që janë shumë të mistershme, të errëta dhe të vështira për t’u kuptuar, sidomos në fillim dhe pranë fundit të saj. Kjo qe arsyeja përse rabinjtë judenj e ndaluan leximin e kësaj profecie para të rinjve, derisa ata të arrinin moshën tridhjetë e pesë vjeç, se mos nga vështirësitë që hasnin atje krijonin paragjykime ndaj Shkrimeve. Megjithatë, nëse ne i lexojmë këto pjesë të vështira të Shkrimit me përulësi dhe përnderim, dhe i hetojmë ato me zell, megjithëse mund të mos jemi në gjendje të zgjidhim të gjitha nyjat që hasim, ashtu siç nuk mund të zgjidhim të gjitha fenomenet në e përshkruara në librat e diturisë mbi natyrën, gjithsesi prej tyre, ashtu si nga librat e diturisë mbi natyrën, mund të mbledhim shumë për të konfirmuar besimin tonë dhe për të inkurajuar shpresën tonë në Perëndinë që adhurojmë. 2. Megjithëse vegimet këtu janë aq të thella saqë një elefant mund të notojë në to, gjithsesi predikimet janë më së shumti të qarta, saqë edhe një qengj mund të çajë nëpër to, dhe qëllimi kryesor i tyre është t’i shpallë popullit të Perëndisë shkeljet e tij, që në robërinë e tyre ata të mund të pendoheshin dhe jo të qaheshin. Me sa duket, profeti ishte vazhdimisht i shoqëruar nga të tjerë (sepse lexojmë që ata uleshin para tij si populli i Perëndisë dhe dëgjonin fjalët e tij, k. xxxiii. 31), dhe që herë pas here atij i kërkonin këshillë, sepse lexojmë për pleqtë e Izraelit të cilët erdhën të konsultoheshin me Zotin me anë të tij, k. xiv. 1, 3. Dhe ashtu si kjo ishte dobi e madhe për robërit e shtypur vetë që të kishin një profet me ta, po kështu ishte një dëshmi për fenë e tyre të shenjtë kundër shtypësve të tyre të cilët e tallnin atë dhe ata. 3. Megjithëse qortimet dhe kërcënimet këtu janë shumë të ashpra dhe të guximshme, gjithsesi afër fundit të librit, janë dhënë shumë siguri ngushëlluese për mëshirën e madhe që Perëndia kishte ruajtur për ta, dhe atje, në fund, ne do të njihemi me diçka që i referohet kohëve të ungjillit, dhe që do të përmbushej në mbretërinë e Mesisë, për të Cilin ky profet flet më pak sesa pothuaj cilido nga profetët. Por duke shpalosur frikën e Zotit, ai përgatit rrugën e Krishtit. Njohuria mbi mëkatin u përftua përmes ligjit, i cili kësisoj qe mësuesi ynë për te Krishti. Vegimet që ishin kredencialet e profetit i kemi në k. i.-iii., qortimet dhe kërcënimet në k. iv.-xxiv. Midis këtyre dhe ngushëllimeve që i kemi në pjesën e fundit të librit, kemi mesazhet që iu dërguan kombeve që kufizoheshin me vendin e Izraelit, shkatërrimi i të cilave qe parathënë (k. xxv.- xxxv.), për t’i hapur rrugë rimëkëmbjes së Izraelit të Perëndisë dhe rithemelimit të qytetit dhe tempullit të tyre, të cilët janë parathënë në k. xxxvi. deri në fund. Ata që duan t’i zbatojnë ngushëllimet tek vetja duhet zbatojnë edhe thirrjet për shenjtëri tek vetja.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 2
E-mail
Password
Confirm Password