Megjithëse meraku im më i madh është, që të jem në gjendje t’i jap një llogari pozitive Perëndisë dhe ndërgjegjes time, gjithsesi pritet që unë t’i jap botës gjithashtu pak shpjegim për këtë ndërmarrje të guximshme, gjë të cilën unë do të përpiqem ta bëj me të gjithë qartësinë e mundshme, dhe duke besuar se nëse njerëzit do të japin llogari në ditën e madhe, për çdo fjalë të kotë dhe boshe që flasin, sa aq më shumë do japin llogari për çdo fjalë të kotë dhe boshe që shkruajnë? Për këtë, mund të jetë e udhës, së pari, të parashtrojmë ato parime të mëdha dhe të shenjta tek të cilat bazohem dhe nga të cilat udhëhiqem në këtë përpjekje për të shtjelluar dhe përfituar nga kjo pjesë të Shkrimeve të shenjta, përpjekje të cilën unë përulësisht e ofroj në shërbim të atyre (dhe unë pres që do të jetë e pranueshme vetëm për ta) që bien dakord me mua në këto gjashtë parime: I. Që feja është gjëja më dobishme; dhe që të njohësh të duash dhe të kesh frikë Perëndinë, Krijuesin tonë, në të gjitha rastet, edhe me ndjenjë devotshmërie, edhe me sjellje të mirë, të respektosh urdhërimet e tij, “Pred.” 12. 13 është padyshim, tërësia e njeriut; është gjithçka në të gjithë për të. Ky njeri që ishte më i mençur se të tërë, pas një argumentimi të gjerë e të gjatë tek libri i tij “Predikuesi” del në pikërisht këtë konkluzion të të gjithë çështjes së tij. Ishte Quod erat demonstrandum (vërtetimi) i të gjithë ligjëratës së tij. Kështu unë mund të lejohem ta parashtroj atë si një postulatë dhe themelin e të gjithë kësaj përpjekjeje time gjithashtu. Në përgjithësi është e nevojshme për njerëzimin që të ketë fe në botë. Kjo është absolutisht e nevojshme për ruajtjen e nderit të natyrës njerëzore, dhe jo më pak gjithashtu për ruajtjen e rregullit të shoqërive njerëzore. Është e nevojshme për secilin nga ne në veçanti, që të jemi fetarë. Në të kundërt ne nuk mund t’i përgjigjemi qëllimit përse jemi krijuar, të sigurojmë favorin e Krijuesit tonë, të përpiqemi për rehatinë tonë të çastit tani, ose lumturinë tonë në amshim). Një njeri që është pajisur me fuqitë e arsyes, me anë të të cilës ai është në gjendje të njohë, t’i shërbejë, ta përlëvdojë, dhe të gjejë kënaqësi tek Krijuesi i tij, por duke qenë pa Perëndi në botë, është padyshim kafsha më e përçmuar dhe më mizerabël nën diell.
