Përshkrimi
Ky fjalor i Dhiatës së Re është një mjet ndihmues tepër i vyer për të gjithë ata që e studiojnë Fjalën e Perëndisë me zell dhe kanë etje për të vërtetat e përjetshme të Shkrimit të Shenjtë. Njohja e leksikut të gjuhës origjinale (DHR) e forcon themelin e besimit të të krishterit dhe i jep siguri si shpallësit të Fjalës, ashtu dhe mësuesit në kishë.