Skip to content Skip to footer

Kemi lexuar provën e parashtruar nga dëshmitari i parë (Mateu) për doktrinën dhe mrekullitë e Zotit tonë Jezus, dhe tani këtu na paraqitet një dëshmitar tjetër i cili kërkon vëmendjen tonë. Qenia e dytë e gjallë thotë: “Eja e shiko”, “Zbu.” vi. 3. Tani le të shqyrtojmë diçka, I. Rreth këtij dëshmitari. Emri i tij është Mark.

Kemi lexuar provën e parashtruar nga dëshmitari i parë (Mateu) për doktrinën dhe mrekullitë e Zotit tonë Jezus, dhe tani këtu na paraqitet një dëshmitar tjetër i cili kërkon vëmendjen tonë. Qenia e dytë e gjallë thotë: “Eja e shiko”, “Zbu.” vi. 3. Tani le të shqyrtojmë diçka, I. Rreth këtij dëshmitari. Emri i tij është Mark. Markus qe një emër romak, një emër shumë i përhapur dhe megjithatë nuk kemi asnjë arsye që të mos mendojmë se ai ishte hebre i lindur, por që, ashtu si Sauli, kur shkoi ndër kombe, mori emrin romak Pal, po ashtu edhe ai mori emrin Mark. Mbase ishte e vërtetë ajo që thotë Grodi, se emri i tij hebre ishte Mardokai. Ne lexojmë për Gjonin, të quajtur Mark, djali i motrës së Barnabës, me të cilin Pali ishte i pakënaqur (Vep. xv. 37, 38), por më pas pati një dashamirësi të madhe ndaj tij dhe jo vetëm i
urdhëroi kishat ta mirëprisnin (Kol. iv. 10), por i dërgoi fjalë që të bëhej ndihmësi i tij, shoqëruar këto me lavdërimin që i bënte: e kam shumë të dobishëm për shërbesë (2 Tim. iv. 11), dhe e konsideron atë ndër të paktët bashkëpunëtorë që kishte, “Filemoni” 24. Ne lexojmë për Markun të cilin Pjetri e quan birin e tij, ngaqë Pali kishte qenë një mjet i përdorur në kthimin e tij në besim (1 Pje. v. 13). Se a bëhet fjalë apo jo për të njëtin person, e se cili prej tyre ishte shkruesi i këtij ungjilli, kjo nuk ka se si të dihet. Është një traditë tepër e përhapur ndër të lashtët, sipas të cilës, Sh. Marku e shkroi këtë ungjill nën drejtimin e Sh. Pjetrit dhe se ajo që u shkrua, u konfirmua përmes autoritetit të këtij të fundit, thotë Hieroni. Catal. Script. Eccles. Marcus discipulus et interpres Petri, juxta quod Petrum referentem audierat, legatus Roma à fratribus, breve scripsit evangelium—Marku, dishepulli dhe përkthyesi i Pjetrit, duke qenë i dërguar nga Roma prej vëllezërve, shkroi një ungjill të shkurtër, dhe Tertuliani thotë (Adv. Marcion. lib. 4, kap. 5), Marcus quod edidit, Petri affirmetur, cujus interpres Marcus— Marku, përkthyesi i Pjetrit, shpalli me të shkruar gjërat që ishin predikuar nga Pjetri. Por ashtu si Dr. Uajtbi (Whitby) sugjeron me shumë vend: Pse duhet t’i drejtohemi autoritetit të Pjetrit në mbështetjen e këtij ungjilli, ose të themi si Sh. Xheromi se Pjetri e miratoi dhe e rekomandoi atë përmes autoritetit të tij për t’u lexuar nga kisha, kur, edhe pse është e vërtetë që Marku nuk ishte apostull, prapë se prapë, ne kemi të gjithë arsyen në botë të besojmë se edhe ai edhe Luka ishin nga mesi i shtatëdhjetë dishepujve, të cilët kishin qenë në shoqëri me apostujt gjithë kohës (Vep. i. 21), të cilët kishin të njëjtën mandat me atë që kishin apostujt

4
(“Luka” x. 19, krahasuar me “Marku” xvi. 18), dhe të cilët, ka shumë mundësi, që morën Frymën e Shenjtë në të njëjtën kohë si dishepujt (Vep. i. 15; ii. 1-4), kështu që nuk ka asnjë pakësim të dobishmërisë apo të vlerës së këtij ungjilli nga fakti që Marku nuk ishte një nga të dymbëdhjetët, siç ishin Mateu dhe Gjoni. Sh. Zheromi tha se, pas shkrimit të këtij ungjilli, ai shkoi në Egjipt dhe qe i pari që predikoi ungjillin në Aleksandri, ku themeloi një kishë, për të cilën ai ishte shembulli i mrekullueshëm i jetesës së shenjtë. Constituit ecclesiam tantâ doctrinâ et vitæ continentiâ ut omnes sectatores Christi ad exemplum sui cogeret— Kishën që
kishte themeluar, ai e stolisi kaq shumë me anë të doktrinës dhe jetës së tij, saqë shembulli i tij ndikoi të gjithë ndjekësit e Krishtit. II. Për këtë dëshmi. Ungjilli i Markut, 1. Është veçse i shkurtër, shumë më i shkurtër se i Mateut, duke mos dhënë një përshkrim të plotë të predikimeve të Krishtit ashtu siç bëri Mateu, por kryesisht duke ngulmuar në mrekullitë e Tij. 2. Është kryesisht një përsëritje e atyre që patëm tek Mateu, duke iu shtuar shumë rrethana të mrekullueshme historive që tregohen atje, por duke mos shtuar shumë çështje të reja. Kur shumë dëshmitarë thirren të dëshmojnë të njëjtin fakt, mbi të cilin do të jepet një vendim, nuk konsiderohet e mërzitshme, por tepër e nevojshme, që secili syresh ta tregojë ngjarjen me fjalët e veta, vazhdimisht, që me anë të përputhshmërisë së dëshmisë së tyre, të vërtetohet fakti, dhe për rrjedhojë ne nuk duhet ta mendojmë këtë libër të Shkrimeve të panevojshëm, sepse është shkruar jo vetëm për të konfirmuar besimin tonë se Jezusi është Krishti Biri i Perëndisë, por edhe që të na sjellë në mendje gjërat që kemi lexuar në ungjillin pararendës, që t’u kushtojmë vëmendje atyre që dëgjuam, që të mos na shqiten asnjëherë nga kujtesa. Edhe mendjet e kthjellëta kanë nevojë që të mbahen zgjuar duke iu drejtuar kujtesës. Ishte e përshtatshme që këto gjëra kaq të mrekullueshme të fliten dhe të shkruhen, njëherë madje dy herë, sepse njeriu është kaq i paaftë për t’i kuptuar dhe kaq i prirur për t’i harruar ato. Nuk ka asnjë bazë për atë që thuhet nga tradita, se ky ungjill u shkrua fillimisht në latinisht, paçka se ai u shkrua në Romë. U shkrua në greqisht, ashtu si u shkrua letra e Sh. Palit drejtuar romakëve, duke qenë se greqishtja ishte gjuhë më universale.

File Type: www
Categories: Komentari i Biblës 'Matthew Henry'
Author: Matthew Henry
Downloads: 13
E-mail
Password
Confirm Password