Description
Është Lufta e Dytë Botërore. Errësira ka mbuluar botën teksa nazistët përhapin frikë dhe urrejtje. Askush nuk ndihet i sigurt. Por në rrugicën e vogël të një qyteti në Holandë, një grua lufton kundër padrejtësisë dhe errësirës. Në një dyqan të qetë dhe të vogël orëndreqësish, Kori ten Bom dhe familja e saj e bashkuar fort, rrezikojnë jetët e tyre për të fshehur hebrenjtë dhe njerëz të tjerë që gjurmoheshin nga nazistët, në një vend të fshehtë të cilin e ndërtuan në shtëpinë e tyre. Derisa një ditë, Kori dhe familja e saj tradhtohen. Ata kapen dhe dërgohen me vagonë bagëtish në kampet famëkeqe të përqendrimit nazist për të vdekur atje. Megjithatë, edhe në atë vend aq të errët, Kori vazhdon të luftojë. Kjo është historia e saj e pabesueshme dhe e vërtetë, tashmë e vizualizuar në një roman grafik. Me mbi 1500 ilustrime tërheqëse me ngjyra të plota, kjo heroinë e vërtetë vjen në jetë – duke treguar se edhe në kohët më të dëshpëruara, më të vetmuara e më të errëta, besimi, shpresa dhe dashuria do të triumfojnë në fund. “Nuk ka asnjë greminë aq të thellë sa dashuria e Perëndisë të mos mund të arrijë.” – Corrie ten Boom

