Skip to content Skip to footer

Një studim biblik mbi shenjtërinë e Perëndisë

  1. Perëndia është i Shenjtë
  • Perëndia është i shenjtë (Zbul. 15:4 ; 1 Gjoni 1:5).
  • Shenjtëria është vetë përsosmëria e natyrës Hyjnore. (Eksodi 15:11; Habakuku 1:13). Shenjtëria e tij është e kundërta e çdo të mete apo njolle.
  • Kjo përsosje, si asnjë tjetër, duhet të festohet solemnisht nga njerëzimi ashtu siç festohet solemnisht para Fronit të Qiellit (Isa. 6:3, 2 Kronikave 20:21).
  • Vetë Perëndia e veçon këtë përsosje: (Ps. 89:35). Perëndia betohet për “shenjtërinë” e tij, sepse ajo është shprehja më e plotë e vetvetes. Ky është një atribut i jashtëzakonshëm, që përshkon të gjitha të tjerat dhe i bën të shkëlqejnë ato. Është një atribut mbi atribute. Kështu ne lexojmë për “bukurinë e Zotit” (Ps. 27:4) që nuk është gjë tjetër veçse “bukuria e shenjtërisë” (Ps. 110:3).
  1. Si na zbulohet Shenjtëria e Perëndisë?
  • Shenjtëria e Perëndisë shfaqet në veprat e tij. (Ps. 145:17; Zan. 1:31; Predikuesi 7:29).
  • Shenjtëria e Perëndisë shfaqet në ligjin e tij. Ky ligj e ndalon mëkatin në të gjitha format, në ato më të stërholluarat, ashtu edhe në ato më të dukshmet, në synimin e mendjes, ashtu edhe në ndotjen e trupit, në dëshirat e fshehta dhe në veprimet e hapura. (Rom. 7:12; Ps. 19: 8,9).
  • Shenjtëria e Perëndisë shfaqet në kryq. Shlyerja zbulon mrekullisht dhe solemnisht shenjtërinë e pafund të Perëndisë dhe urrejtjen e mëkatit. Sa i urryer duhet të jetë mëkati për Perëndinë, që ai ta ndëshkojë aq rëndë, duke e vënë mbi Birin e tij!
  1. Cila është rëndësia praktike e Shenjtërisë së Perëndisë?
  • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, ai e urren çdo mëkat. (Fj. Urta 3:32; 15:26). Si rrjedhim, ai duhet ta ndëshkojë patjetër mëkatin. Perëndia shpesh i fal mëkatarët, por nuk e fal kurrë mëkatin dhe mëkati falet vetëm kur një Person Tjetër mban ndëshkimin e tij, pasi (Heb. 9:22; Cili është koncepti i njerëzimit për shenjtërinë e Perëndisë (Ps. 50:21)? Cili është deklarata e Perëndisë për këtë gjë? (Ps. 5:5; 7:11).
  • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, asnjë njeri nuk pranohet nga Perëndia në bazë të meritave personale. A mund të kënaqet i Papërlyeri në “rreckat e pista” (Isa. 64:6)? Cila është zgjidhja (Efes. 1:6)?
  • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, ne duhet t’i afrohemi me një nderim të lartë. (Ps. 89:7; 99:5; Eks. 3:5; Ps. 2:11; Lev. 10:3).
  • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, ne duhet të dëshirojmë që të transformohemi në përputhje me imazhin e tij. (1 Pjet. 1:15-16.
  • Meqenëse Perëndia është i Vetmi Burim i shenjtërisë, le të kërkojmë me zell shenjtërinë prej tij  (1 Thes. 5:23).

 

Marre me leje nga: www.KishaReformuarDurres.org

Leave a comment


E-mail
Password
Confirm Password