ZGG-ALBANIA https://ngaburimiijetes.al Misioni i Bashkësive Të Refomuara Tue, 29 Aug 2023 10:55:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://ngaburimiijetes.al/wp-content/uploads/2023/06/cropped-cropped-favicon-1-32x32.png ZGG-ALBANIA https://ngaburimiijetes.al 32 32 Pesë Solat e Reformacionit sot https://ngaburimiijetes.al/pese-solat-e-reformacionit-sot/ https://ngaburimiijetes.al/pese-solat-e-reformacionit-sot/#respond Tue, 11 Jul 2023 13:11:17 +0000 https://ngaburimiijetes.al/?p=19744 Bindja e Reformuar

Thelbi i lëvizjes së Reformuar është zbatimi i lutjes së Krishtit te Gjoni 17 për të kërkuar lavdinë e Perëndisë në njohjen e Jezu Krishtit me anë të Frymës së Shenjtë (17:3), në të vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Perëndisë (17:8, 17), dhe në unitetin e kishave dhe besimtarëve në Krishtin (17:21). Është të kërkosh atë që Kredoja Apostolike e deklaron si ‘një kishë e vetme e shenjtë e krishterë’. Sipas Veprave 2:42, besimtarët e vërtetë kërkojnë të jenë “ngulmues në mësimin e apostujve dhe në bashkësi dhe në thyerjen e bukës dhe në lutjet”.

Lëvizja e Reformuar, si një vepër e Frymës së Shenjtë, kërkon këtë bazë apostolike, këtë doktrinë dhe liturgji ortodokse, këtë unitet katolik (të përgjithshëm), duke qënë protestant kundër gjithçkaje që i kundërvihet Fjalës së shenjtë të Perëndisë. Reformacioni nuk është një nga degët e Kishës së Krishterë Protestante, si të tjerat që kanë lindur duke theksuar një çështje doktrinore ose praktikë të veçantë; ai është kërkimi i të vërtetës të hershme biblike në bashkësinë e Frymës së Shenjtë për të “ruajtur ndorën e mirë (të vërtetën)”, siç apostulli Pal shkroi në letrën e tij të fundit (2 Tim. 1:14). Kjo porosi është trashëguar nga kisha, brez pas brezi, dhe ne duhet ta përçojmë.

Lëvizja e Reformuar e shek. 16, duke përfshirë paraardhësit e saj (psh. Wycliffe 1329-1384 në Angli, Hus 1369-1415 në Bohemi, Savonarola 1452-1498 në Itali), dhe pasardhësit e saj në Ortodoksinë Zviceriane-Hollandeze, Pietizmin Gjerman, Puritanizmin në Angli dhe Amerikën e Veriut dhe Reformacionin e Dytë Hollandez, kërkoi dhe kërkon rizgjimin e së vërtetës biblike si një dhuratë e Perëndisë Triun dhe siç është shprehur në Kishën e Hershme. Wycliffe tha: “Ne i kërkojmë me ngulm Perëndisë në mirësinë e Tij më të madhe që të reformojë kishën tonë, në mënyrë që ajo të rifitojë përsëri përsosmërinë e fillimit të parë.”

Ky rizgjim çon në reformim. Ky reformim ka një aspekt personal dhe kishtar. Aspekti personal zbulohet në ripërtëritjen e zemrës, besimin në Krishtin, duke kërkuar një jetë të shenjtë duke u varur në Frymën e Shenjtë, dhe duke u përpjekur për përlëvdimin e Perëndisë. Aspekti kishtar shfaqet në shqyrtimin dhe konformimit të doktrinës, liturgjisë, jetës dhe drejtimit të kishës sipas Shkrimit. Ky rizgjim dhe reformim i tillë i zemrës dhe jetës, familjes dhe kishës, shoqërisë dhe shtetit është një process shpirtëror dhe praktik që vazhdon. Do të vazhdojë deri sa Krishti të rikthehet dhe të sjellë plotësinë e mbretërisë së Perëndisë, ku Dhëndri Hyjnor dhe nusja e Tij gëzojnë shoqëri të plotë në Trinitet. Ky process i vazhdueshëm shprehet nga slogani ecclesia reformata, semper reformanda (“kisha e reformuar (është) gjithmonë duke u reformuar”).

Reformacioni sot: Afirmimi i pesë solave

Çfarë kuptimi ka për ne Reformacioni sot? Ne do ta shqyrtojmë atë duke konsideruar pesë parimet e Reformacionit, pesë solat. Së bashku ato formojnë një grup parimesh Biblike për të përmbledhur doktrinën e shpëtimit siç mësohet nga Protestanizmi. Çdo sola përfaqëson një besim kyç në besimin e Krishterë Protestant në kundërvënie të mësimit të Kishës Katolike-Romane. Vini re që solat mund të gjehen përgjatë veprave të Reformatorëve, por jo në një mënyrë sistematike. P.sh. Sola Gratia dhe Sola Fide janë kombinuar nga teologu Luteran Melanktoni. Vetëm në vitin 1916 teologu Luteran Engelder renditi treshen Sola Scriptura, Sola Gratia dhe Sola Fide. Më vonë në shek. 20-të, Sola Deo Gloria dhe Solus Christus u shtuan. Të gjitha së bashku ato tani janë karakterizuar si “frazat e Reformatorëve”.

Unë i rendis ato në një mënyrë logjike: Sola Scriptura, Sola Gratia, Solus Christus (Solo Christo), Sola Fide, Soli Deo Gloria. Shkurtimisht: Vetëm në Shkrimin, Perëndia Triun zbulon që vetëm me anë të Hirit të Tij, realizuar mbi bazën e shpengimit të kryer vetëm nga Krishti, mëkatarët shpëtohen vetëm me anë të besimit, vetëm për lavdinë e Perëndisë.

Sola Scriptura – Vetëm Shkrimi

Psalmi 119:18: “Hapi sytë e mi dhe unë do të sodis mrekullitë e ligjit tënd.”

Reformacioni ishte kryesisht një rezultat i rizgjimit në rritje që filloi nga studimi i përtërirë i Biblës, dhe predikimi i kësaj rikuperoi mesazhin ndaj njerëzve në gjuhën e tyre amtare. Disa pika theksimi:

  • Një bindje e thellë për frymëzimin dhe karakterin autoritativ të Fjalës së Perëndisë; çdo fjalë në autografët e 66 librave të Biblës është frymëzuar nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë. 2 Timoteu 3:16; 2 Pjetri 1:20;
  • Studim Bible për të predikuar mundësisht në gjuhët e saj origjinale dhe në një nivel akademik;
  • Një theksim mbi predikimin e Fjalës nga predikues të thirrur, të trajnuar dhe të shuguruar;
  • Studim i përditshëm personal i Biblës dhe adhurim familjar rreth Fjalës në shtëpi;
  • Studimi i Biblës shkon bashkë me një bindje të përulur dhe të thellë për nevojën për ndriçim nga Fryma e Shenjtë.

Aplikimi për jetën e kishës Shqiptare sot

  1. Për predikuesit dhe misionarët:
  • Fjala në tërësinë e saj, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re: a studiojmë dhe predikojmë të gjithë librat e Biblës? A mos vallë i shmangim disa vargje dhe tema të caktuara?
  • Fjala siç është shkruar: përmbajtja në formën e saj gramatikore, duke parë fjalët, figurat, aluzionet etj. të vargut.
  • Fjala në kontekstin e saj historik: çfarë na tregon informacioni në varg?
  • Fjala në unitetin e saj: zbulesa e Perëndisë Triun në veprën shpenguese të Krishtit.
  • Metoda hermenautike më e përshtatshme, si pasojë, është metoda gramatike-historike-shpenguese për të shpjeguar Shkrimin. Ta studiojmë për ta zotëruar atë!
  • Fjala në autoritetin e saj: duke u përgjigjur konflikte ose akuzime, t’i mos kënaqim mendimet tona ose ato të personave publike, por: “Kështu thotë ZOTI”.
  1. Për të gjithë të krishterët:

Ne duhet të pranojmë autoritetin e Shkrimit, edhe në fushat e vështira

  • Të doktrinës: Zgjedhjen e Perëndisë, rënien e thellë të njeriut në mëkat, nevojën për ripërtëritjen, unitetin e Dhiatave dhe besëlidhjen e hirit, ardhjen e dytë të Krishtit;
  • Të etikës: vlera e Dhjetë Urdhërimeve, nevoja për t’u distancuar nga bota, mbajtja e Ditës së Zotit, autoriteti i burrit mbi gruan në familje dhe në kishë, planifikimi familjar (a i shikojmë fëmijët si dhurata të Perëndisë?), refuzimin e homoseksualitetit etj.Luteri tha: Së pari unë tund gjithë pemën e mollës, që frutat më të pjekur të bien. Pastaj ngjitem në pemë dhe shkund çdo pjesë, dhe pastaj çdo degë, dhe pastaj shikoj nën çdo gjethe.”

Kalvini tha: “Në predikim bëhen mrekulli. Ku predikohet Fjala e Perëndisë, Perëndia është i pranishëm, përmes Jezu Krishtit. Krishti nuk është më në tokë trupërisht, por frymërisht në predikim. Çdo predikim është një shenjë që Ai nuk na ka braktisur. Ai na flet me zë të lartë në çdo predikim, dhe ngre fronin e Tij mbretëror ndër ne. Ai zbret nga qielli në predikim dhe na shfaqet përballë. Ai na shtrin dorën e Tij. Dëgjimi i predikimeve është një shenjë hiri. Në një predikim Krishti na hap gojën e Tij. Gjuha e predikuesit është si gjuha e vetë Krishtit. Në predikim, Perëndia lëviz qiejt dhe tokën, dhe krijon qiejtë e rinj dhe tokën e re. Në zërin e predikuesit pikon gjaku i Krishtit të shenjtë. Sepse kështu Perëndia na hap udhën drejt Atij, një rrugë gjaku. Prandaj predikuesit duhen të jenë dërguar nga vetë Zoti. Megjithëkëtë, fuqia e predikimit nuk vjen nga predikuesi i thirrur, por nga Fryma e Shenjtë.”

Sola Gratia – Vetëm prej Hirit

Efesianëve 2:8-10: Sepse me anë të hirit jeni shpëtuar, nëpërmjet besimit; dhe kjo jo prej jush, por është dhurata e Perëndisë, jo prej veprave që askush të mos mburret. Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.”

Si njerëz, ne kemi trashëguar (nga paraardhësi ynë Adami) një natyrë që është skllav i mëkatit. Për shkak të natyrës sonë, ne jemi natyrshëm armiq të Perëndisë dhe dashës të së keqes. Ne kemi nevojë të bëhemi të gjallë (të ripërtërihemi) në mënyrë që të kemi madje edhe besim në Krishtin. Perëndia në mënyrë të hirshme zgjedh të na japë zemra të reja në mënyrë që ne të besojmë në Krishtin dhe të shpëtohemi vetëm nëpërmjet besimit. Hiri i Perëndisë jo vetëm punon për të na sjellë në besim, por Perëndia me hirin e Tij na mban në besim, dhe na drejton që të rritemi në besim. Në fund të jetës sonë qëndrojnë vetëm dy gjëra: ne jemi mëkatarë (shënim i Luterit i gjetur pas vdekjes së tij), dhe Perëndia është i hirshëm.

Aplikimi për jetën e kishës Shqiptare sot

  • Le të jemi të sinqertë dhe të kujdesshëm për të mos i dhënë asnjë kontribut njeriut në ardhjen te Krishti dhe për të qënë i drejtësuar. Nuk është vullneti, vendimi dhe përkushtimi i njeriut që e shpëton një mëkatar të vdekur, por vetëm fuqia jetë-dhënëse e Frymës së Shenjtë. Ne duhet ta predikojmë këtë me shumë kujdes.
  • Si pjesëmarrës në adhurim, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun që emocionet tona, muzika jonë, entuziazmi ynë nuk e sjellin Perëndinë më afër, as veten tonë më afër Tij. Pa e kuptuar këtë kjo madje mund të na largojë prej Tij!
  • Ne duhet të zbulojmë mashtrimin e zemrave tona dhe zemrën e dëgjuesve tanë: shpëtimi nuk rrjedh nga dhuntitë tona për të predikuar, ose aftësia për të ungjillizuar, ose ndihma jonë për të varfërit. Vetëm vepra e Frymës së Shenjtë mund të na ringjallë!
  • Nuk është biblike, madje është e rrezikshme nga ana shpirtërore, të thuash që njeriu, i aftësuar nga ajo që është referuar si “hiri paraprak” i shpërndarë ndaj çdo dëgjuesi të Ungjillit, është i aftë të kuptojë Ungjillin nga vetë mendja e tij dhe të përgjigjet në besim nga vullneti i tij. Arminianët besojnë që kjo pajtohjet me shpëtimin vetëm prej hirit. Sidoqoftë në thelb një element lirie i jepet njeriut të rënë për t’u shpëtuar ose për t’u mos shpëtuar.
  • Për ta shmangur këtë, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i thërrasim njerëzit të vendosin për Krishtin në bazë të kuptuarit dhe vullnetit të tyre, dhe madje që të dalin përpara për të dëshmuar këtë zgjedhje. Kjo mund të jetë shumë e gabuar dhe keqdrejtuese. Njeriu ka nevojë të bindet për mëkatet në mënyrë që të vrapojë te Krishti.
  • Lidhja midis zgjedhjes së Perëndisë dhe përgjegjësisë njerëzore nuk mund të zgjidhet nga ana logjike. Dënimi i përjetshëm është rezultat i mosbesimit të njeriut. Shpëtimi i përjetshëm është rezultat i hirit të Perëndisë.
  • Pyetjeve të shumta dhe keqkuptimeve që kanë të bëjnë me “hirin”, marrin përgjigje më të mirë në rrëfimet e Reformuara klasike. Studimi i tyre me një mendje të hapur do të jetë një bekim i madh për kishën Shqiptare.

Solus Christus – Vetëm Krishti

Hebrenjve 7:24-27: Kurse ai, mbasi mbetet përjetë, ka priftëri të patjetërsueshme, prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. Sepse neve një kryeprift i tillë na duhej: i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt, që nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse ëktë e bëri njëherë e përgjithmonë, kur ofroi vetveten.”

Ati është Ai që krijoi dhe mban botën. Ai është Ai që e do dhe e zgjodhi kishën e Tij për të qënë nusja e shenjtë e Birit të Tij. Biri është Ai që zbulon Atin, fokusi i Shkrimit, Ndërmjetësi i Besëlidhjes së hirit, Shpëtimtari. Mishërimi, vuajtja, vdekja, varrimi, ringjallja dhe ardhja e dytë e Tij janë gurët e themelit e veprës së shpëtimit. Fryma e Shenjtë është Ai që zbaton, mëson dhe shenjtëron të vërtetën e Perëndisë në Krishtin.

Perëndia na ka dhënë zbulesën përfundimtare të vetes së Tij duke dërguar Jezu Krishtin, Kolosianëve 1:15. Vetëm nëpërmjet vetë-zbulesës së hirshme të Perëndisë në Jezu Krishtin vijmë në një njohuri të Perëndisë që është shpëtuese dhe transformuese. Veprat 4:12: asnjë emër tjetër përveç Jezusit. Hebrenjve 7:23: Vetëm vdekja e Tij sakrifikuese mund të shlyejë për mëkatin.

Solus Christus është mësimi që Krishti është Ndërmjetësi i vetëm midis Perëndisë dhe njeriut, dhe se nuk ka shpëtim nga asnjë tjetër, madje as nga Maria, apostujt ose shenjtorët (kundër Luteranizmit klasik). Krishti jep nga Fryma atyre që janë të shartuar në Të. Ai i bën të shpenguarit e Tij “krishtërë të vegjël” (Luteri), baza për mësimin e “priftërisë së të gjithë besimtarëve”.

Aplikimi për jetën e kishës Shqiptare sot

Ne duhet të predikojmë Krishtin dhe të përpiqemi ta aplikojmë ndaj dëgjuesve si vijon:

  • Shenjtëria e Perëndisë nuk mund ta tolerojë mëkatin. Drejtësia e Perëndisë kërkon kënaqje.
  • Shpëtimi nuk na aplikohet me anë të ëndrrave, emocioneve të gëzuara, ose veprave të mira, por nga Fryma e Shenjtë. Ai i drejton mëkatarët te Krishti.
  • Predikuesit duhet të predikojnë Ligjin, paaftësinë tonë të plotë për të dashur Perëndinë dhe të afërmin tonë, korruptimin tonë të plotë të brendshëm, dhe pafalshmërinë tonë. Nevoja për një Shpëtimtar duhet të lindë nga një aplikim personal dhe shpirtëror i Ligjit (Rom. 8:7; 1 Kor. 2:14). Si trashëgimtarë të Luteranizmit, ne duhet të predikojmë, në këtë renditje, Ligj dhe Ungjill! Si trashëgimtarë të Kalvinizmit, ne duhet të shtojmë Mirënjohje, për të arritur kështu në triadën e Katekizmit të Hajdelbergut: një mëkatar merr të vetmin ngushëllim në jetë dhe në vdekjeduke mësuar mjerimin, shpëtimin dhe mirënjohjen e tij.
  • Ne duhet të predikojmë Krishtin në emrat (Jezus, Krisht, Zot), natyrat (njerëzore, hyjnore), ofiqet (Profet, Prift, Mbret), gjendjet (përulje, lartësim) dhe meritat e Tij.
  • Administrimi i sakramenteve ka domethënie për të gjithë kishën, si mjetet më të rëndësishme të hirit për të bërë të ditur dhe për të vulosur vdekjen, varrimin dhe ringjalljen e Krishtit. Ato duhet të administrohen gjithmonë në kombinim me predikimin e Fjalës së Perëndisë.
  • Duke qënë se Krishti është Kreu, ne duhet të kemi kujdes që të mos i shohim pastorët me autoritet apostolik.
  • Tre ofiqet e Krishtit duhet të reflektohen në të tre ofiqet në kishë.

Sola Fide – Vetëm me anë të Besimit

Romakëve 1:17: Sepse, drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të prej besimit në besim siç është shkruar: “I drejti do të jetojë prej besimit”.”

Sola fide, ose “vetëm me anë të besimit”, pohon që veprat e mira nuk janë një mjet ose kërkesë për shpëtim. Sola fide është mësimi që drejtësimi merret vetëm me anë të besimit, pa nevojën e veprave të mira nga ana e mëkatarit. Ne shpëtohemi vetëm përmes besimit në Jezu Krishtin për shkak të hirit të Perëndisë dhe vetëm prej meritës së Krishtit. Ne nuk shpëtohemi nga meritat tona ose shpallemi të drejtë nga veprat tona të mira. Perëndia jep shpëtimin jo për shkak të gjërave të mira që ne bëjmë, dhe pavarësisht mëkatit tonë. Në teologjinë klasike Protestante, veprat e mira në vetvete nuk nxisin shpëtimin (drejtësimin), por janë dëshmia e domosdoshme e besimit shpëtues (shenjtërimi).

Në të kuptuarin e Sola fide, është e rëndësishme të kuptohet që termi “drejtësim” nuk është një deklaratë e pamëkatshmërisë; Luteri e përdori shprehjen simul justus et peccator (“në të njëjtën kohë i drejtësuar dhe mëkatar”). Katolicizmi Roman e shikon drejtësimin si një komunikim të jetës së Perëndisë në një qënie njerëzore, duke e pastruar nga mëkati dhe duke e transformuar atë në një bir të Perëndisë; kështu që nuk është thjesht një shpallje, por shpirti bëhet i drejtë. Në kontrast, Pikëpamja Protestante për drejtësimin, është që vepra shpëtuese e Perëndisë aplikohet te mëkatari nëpërmjet mjetit të hirit. Perëndia na llogarit drejtësinë neve përmes besimit, që kryhet tek ne përmes Fjalës dhe sakramenteve.

Besimi është lidhja qëndrore në ‘zinxhirin e shpëtimit’. Duke e renditur nga ana doktrinale: zgjedhja – thirrja – ripërtëritja – besimi – drejtësimi – birësimi – shenjtërimi – përlëvdimi.

Aplikimi për jetën e kishës Shqiptare sot

  • As veprat fetare dhe as veprat e mira nuk ndërmjetësojnë midis nesh dhe Perëndisë. As ‘rituale ungjillore’ nuk shpëtohen: ‘lutja e shpëtimit’, vënia e duarve nga pastori, pagëzim.
  • Me anë të besimit, ne përtërihemi në një jetë dhe bindje të re. Kjo duhet të shfaqet në frytin e Frymës, bindje shpirtërore ndaj urdhërimeve të Perëndisë, dhe një jetë lutjeje.
  • Luteri tha: “Ne shpëtohemi vetëm me anë të besimit, por besimi që shpëton nuk është asnjëherë vetëm.”
  • Nga vepra e Frymës së Shenjtë dhe besimi ynë, ne përvetësojmë të gjitha meritat e Krishtit: faljen e mëkateve, drejtësinë e përjetshme, birësimin si bij të Perëndisë, shenjtërimin, dhe përlëvdimin.
  • Ndërsa krishtërimi mesjetar ishte kryesisht feja e bashkësisë, Reformacioni Protestant (në ndërthurje me epokën e Rilindjes) fokusohej mbi individin. Eshtë qënia individuale njerëzore i cili bindet për mëkat, që vjen në besim në Krishtin, që mbushet me Frymën e Shenjtë, që e njeh perëndinë si Atin e tij, dhe i cili lufton për një jetë të shenjtë për lavdinë e Perëndisë triun. Prapësëprapë kjo nuk mund të arrihet në mënyrë të izoluar, por në bashkësinë e shenjtorëve, kishën. Aplikimi individual i hirit buron nga predikimi në kishë i Fjalës së Perëndisë. Dashuria personale për Perëndinë nuk mund të ndahet nga dashuria praktike kundrejt të afërmit.

Soli Deo Gloria – Vetëm për Lavdinë e Perëndisë

1 Korintasve 10:31: Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha i bëni për lavdinë e Perëndisë.

Kjo frazë është tipikisht kalviniste. Nuk duhet të jetë njeriu në qëndër, as edhe i krishteri i shpëtuar. Lavdia i përket vetëm Perëndisë. Lavdia e Perëndisë është motivi qëndror për shpëtimin, jo përmirësimi i jetëve të njerëzve—megjithëse kjo është një rrjedhojë e mrekullueshme. Perëndia nuk është një mjet për një qëllim—Ai është mjeti dhe qëllimi.

Qëllimi i gjithë jetës është ti japësh lavdi vetëm Perëndisë siç edhe Katekizmi i Uestminister thotë, qëllimi kryesor i njeriut është “të përlëvdojë Perëndinë dhe të kënaqet në Të përjetë.”

Aplikimi për jetën e kishës Shqiptare sot

  • Qëllimi kryesor i ungjillizimit nuk është që mëkatarët të shpëtohen, madje aq më pak që ta bëjmë kishën tonë të ritet, por lavdia e Perëndisë në shpëtimin e mëkatarëve dhe rritja e kishës së Tij.
  • Të gjithë jetët tona duhet ta portretizojnë këtë gjë. Ne nuk duhet tëkonformohemi ndaj kësaj bote: por të transformohemi me anë të ripërtëritjes së mendjes, që të provojmë cili është i miri, i pëlqyeri, dhe i përsosuri, vullneti i Perëndisë (Rom. 12:2).
  • Kjo ndikon shtëpinë tonë, familjen, kishën, sjelljen shoqërore dhe politike. Duke u reformuar dhe u transformuar, ne kërkojmë të reformojmë dhe transformojmë rreth nesh, për lavdinë e Perëndisë.
  • Ne duhet të ruajmë veten tonë nga mënyra udhëheqjeje botërore, qoftë përmes parashtruar veten tonë dhe veprat tona, ose përmes mënyra politika të botës në kishë.
  • Lavdia e Perëndisë është burimi më i thellë dhe qëllimi më i lartë i misioneve. A ishte Reformacioni Protestant misionar? Nëse misionet kuptohen si dërgimi i misonarëve që kalojnë kufij kombëtar, gjuhësor dhe kulturor – nuk u realizua shumë. Por, ky vlerësim varet nga dallimi midis përhapjes së jashtme dhe të brendshme të Ungjillit në shekullin 19 (misioni përkatësisht ungjillizimi). Eshtë e dyshimtë nëse duhet të përdoret ky standart. Reformacioni ndodhi në një periudhë ku kisha ishte bërë dekadente, politike dhe materialiste; masat në qytetet në rritje dhe zonat rurale më të largëta ose ishin zhgënjyer ose të paditur për mesazhin që kisha po perhapte; kështu që prioritetet e para në epokën e Reformacionit ishin ndreqja e mesazhit biblik, trajnimi i lajmëtarëve të tij, dhe ri-ungjillizimin e popullatës evropiane.
]]>
https://ngaburimiijetes.al/pese-solat-e-reformacionit-sot/feed/ 0
Një studim biblik mbi shenjtërinë e Perëndisë https://ngaburimiijetes.al/nje-studim-biblik-mbi-shenjterine-e-perendise/ https://ngaburimiijetes.al/nje-studim-biblik-mbi-shenjterine-e-perendise/#respond Sun, 02 Jul 2023 13:52:36 +0000 https://ngaburimiijetes.al/?p=19494
  • Perëndia është i Shenjtë
    • Perëndia është i shenjtë (Zbul. 15:4 ; 1 Gjoni 1:5).
    • Shenjtëria është vetë përsosmëria e natyrës Hyjnore. (Eksodi 15:11; Habakuku 1:13). Shenjtëria e tij është e kundërta e çdo të mete apo njolle.
    • Kjo përsosje, si asnjë tjetër, duhet të festohet solemnisht nga njerëzimi ashtu siç festohet solemnisht para Fronit të Qiellit (Isa. 6:3, 2 Kronikave 20:21).
    • Vetë Perëndia e veçon këtë përsosje: (Ps. 89:35). Perëndia betohet për “shenjtërinë” e tij, sepse ajo është shprehja më e plotë e vetvetes. Ky është një atribut i jashtëzakonshëm, që përshkon të gjitha të tjerat dhe i bën të shkëlqejnë ato. Është një atribut mbi atribute. Kështu ne lexojmë për “bukurinë e Zotit” (Ps. 27:4) që nuk është gjë tjetër veçse “bukuria e shenjtërisë” (Ps. 110:3).
    1. Si na zbulohet Shenjtëria e Perëndisë?
    • Shenjtëria e Perëndisë shfaqet në veprat e tij. (Ps. 145:17; Zan. 1:31; Predikuesi 7:29).
    • Shenjtëria e Perëndisë shfaqet në ligjin e tij. Ky ligj e ndalon mëkatin në të gjitha format, në ato më të stërholluarat, ashtu edhe në ato më të dukshmet, në synimin e mendjes, ashtu edhe në ndotjen e trupit, në dëshirat e fshehta dhe në veprimet e hapura. (Rom. 7:12; Ps. 19: 8,9).
    • Shenjtëria e Perëndisë shfaqet në kryq. Shlyerja zbulon mrekullisht dhe solemnisht shenjtërinë e pafund të Perëndisë dhe urrejtjen e mëkatit. Sa i urryer duhet të jetë mëkati për Perëndinë, që ai ta ndëshkojë aq rëndë, duke e vënë mbi Birin e tij!
    1. Cila është rëndësia praktike e Shenjtërisë së Perëndisë?
    • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, ai e urren çdo mëkat. (Fj. Urta 3:32; 15:26). Si rrjedhim, ai duhet ta ndëshkojë patjetër mëkatin. Perëndia shpesh i fal mëkatarët, por nuk e fal kurrë mëkatin dhe mëkati falet vetëm kur një Person Tjetër mban ndëshkimin e tij, pasi (Heb. 9:22; Cili është koncepti i njerëzimit për shenjtërinë e Perëndisë (Ps. 50:21)? Cili është deklarata e Perëndisë për këtë gjë? (Ps. 5:5; 7:11).
    • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, asnjë njeri nuk pranohet nga Perëndia në bazë të meritave personale. A mund të kënaqet i Papërlyeri në “rreckat e pista” (Isa. 64:6)? Cila është zgjidhja (Efes. 1:6)?
    • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, ne duhet t’i afrohemi me një nderim të lartë. (Ps. 89:7; 99:5; Eks. 3:5; Ps. 2:11; Lev. 10:3).
    • Meqenëse Perëndia është i shenjtë, ne duhet të dëshirojmë që të transformohemi në përputhje me imazhin e tij. (1 Pjet. 1:15-16.
    • Meqenëse Perëndia është i Vetmi Burim i shenjtërisë, le të kërkojmë me zell shenjtërinë prej tij  (1 Thes. 5:23).

     

    Marre me leje nga: www.KishaReformuarDurres.org

    ]]>
    https://ngaburimiijetes.al/nje-studim-biblik-mbi-shenjterine-e-perendise/feed/ 0
    Psalmi 8 – Madhështia e Perëndisë dhe dinjiteti i njeriut https://ngaburimiijetes.al/psalmi-8-madheshtia-e-perendise-dhe-dinjiteti-i-njeriut/ https://ngaburimiijetes.al/psalmi-8-madheshtia-e-perendise-dhe-dinjiteti-i-njeriut/#respond Sun, 02 Jul 2023 13:41:18 +0000 https://ngaburimiijetes.al/?p=19485 Psalmi që kemi përpara për studim është një psalm i veçantë për shumë arsye. Së pari, psalmi 8 është një psalm lavdërimi, dhe është i pari i këtij lloji në renditjen e psalmeve siç i kemi sot. Edhe pse në mënyrë direkte është një deklaratë e madhështisë ë Perëndisë mbi krijesën, aferat e njeriut dhe madje edhe historinë e shpëtimit, psalmi në mënyrë indirekte është gjithashtu një thirrje për adhurim. Së dyti, ky psalm është një psalm Kristologjik, pasi kjo është mënyra se si Krishti dhe autori i librit të Hebrenjve nën Frymën e Shenjtë e kanë interpretuar atë. Së treti, Psalmi 8 eksploron temën e shkëlqimit madhështor të Zotit dhe parëndësinë tonë përmes krahasimit me madhështinë e Perëndisë dhe përmasën e Krijimit. Së katërti, psalmi eksploron temën e dinjitetit të njeriut: Zoti na ka krijuar në shëmbëlltyrën e Tij dhe na kurorëzoi me mirësi dhe lavdi. Ai na ka caktuar rolin e sundimit mbi krijimin e Tij. Rrjedhimisht, i gjithë ky shtjellim faktual dhe meditim teologjik duhet të na udhëheqin në adhurim, pasi psalmi fillon dhe mbaron (Psalmi 8: 1, 9), me deklaratën adhuruese, “9 O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!”

    Derek Kidner komenton kështu[1]:

    Ky psalm është një shembull i patejkalueshëm se si duhet të jetë një himn, duke festuar ashtu siç bën lavdinë dhe hirin e Zotit, duke shtjelluar se kush Ai është dhe çfarë Ai ka bërë, dhe duke na lidhur ne dhe botën tonë me Të; të gjitha me një ekonomi mjeshtërore të fjalëve dhe me një frymë gëzimi dhe frike të përzier….

    Gama e mendimit na merr jo vetëm “lart qiejve” (v.1) dhe përsëri në fillim (v.3, 6-8) por, siç vë në dukje Testamenti i Ri, deri në fund.

    Për këtë arsye, e kam titulluar këtë mesazh, “Madhështia e Perëndisë dhe Dinjiteti i Njeriut”. Dinjiteti i njeriut ekziston dhe mund të shihet vetëm në kontekstin e ekzistencës s Perëndisë, të qëllimit të tij për krijimin e njeriut, dhe të veprës që Perëndia bën më vonë përmes Krishtit për njerëzimin.

    Vini re që psalmi 8 hapet dhe mbyllet me Perëndinë dhe lavdinë e madhështinë e Tij. Në mes të psalmit flitet për ekzistencën, rolin dhe dinjitetin e njeriut. Kjo ka rëndësi teologjke. Ne mund të flasim për ekzistencën, rolin dhe vlerën e vërtetë të njeriut vetëm në kontekstin e Perëndisë dhe qëllimeve të Tij për krijesën përfshi njeriun. Vetëm brenda kllapave apo kontekstit të Perëndisë e qëllimeve të tij ka krijim, kuptim, shpëtim e shenjtërim personi dhe vepra e njeriut. Nëse Perëndia nuk ekziston, ekzistenca e njeriut nuk ka as kuptim, a dinjitet, e as shpëtim.

    Rëndësia e jetës sonë mund të matet vetëm në dritën e marrëdhënies sonë me Perëndinë përmes Jezu Krishtit. Ndërsa kërkojmë të jetojmë në dritën e qëllimit të Zotit për jetën tonë, ne do të dimë se ku jemi në planin e Tij dhe jeta jonë do të marrë rëndësinë që kishte në qëllimin e Perëndisë.

    Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! 2 Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t’i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit. 3 Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, 4 çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh? 5 Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder. 6 E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij! 7 Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra, 8 zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit. 9 O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!

    Titulli i psalmit në Hebraisht është “Kryemuzikantit në Gitith, një Psalm i Davidit”[2] Ne nuk e dimë kur Davidi e shkroi këtë psalm. Natyrisht, ajo buronte edhe meditimi i tij ndërsa vështronte lart në qiellin e natës dhe mrekullohej me pafundësinë e tij në krahasim me trupin e tij të vogël në këtë planet të madh që ne e quajmë planeti tokë. Ne nuk e dimë me siguri se çfarë do të thotë termi “Gitith” në titull. Por studiuesit e dinë se i referohet qytetit Gath të Filistinës, që do të thotë vreshtë. Kështu, ky psalm mund të jetë shkruar në kontekstin e korrjeve apo të grumbullimit të rrushit gjatë së cilës fermerët flinin jashtë nën qielline e zbuluar (siç është festa e Tabernakujve); mund të jetë shkruar në kohën e udhëtimit të Arkës së Besëlidhjes nga shtëpia e Obed-Edomit nga Gathi në Jeruzalem (2 Sam. 6:11); ose është një poezi e shkruar që të përkojë me një melodi apo instrument me këtë emër. Dy psalme të tjera (81, 84) gjithashtu e kanë termin në titujt e tyre. Në Psalmin 8, Davidi na nxit që të…

    Adhurojmë Jehovën sepse emri i Tij është madhështor në të gjithë tokën dhe sepse Ai na ka kurorëzuar me mirësi me lavdi dhe madhështi.

     

    I. Madhështia e Perëndisë

    A. Zoti e ka shpalosur madhështinë e Tij në të gjithë tokën dhe në shkëlqimin e qiejve (8:1).

    Të përpiqesh të komentosh vargun 1 është një lloj si të komentosh madhështinë e oqeanit. Fjalët më të bukura nuk mund ta përmbushin këtë mision. Thjesht duhet që të shkosh në breg dhe të përjetosh stuhinë në det për të kuptuar diçka nga madhështia e tij. Davidi fillon me thirrjen, “Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë”. Në Hebraisht, fraza “o Zot, Zoti ynë” është në fillim të fjalisë dhe kjo është e rëndësishme. Gjithçka fillon me Perëndinë. Asgjë nuk mund të ekzistojë nëse Perëndia nuk ekziston. Bibla nuk përpiqet që të provojë ekzistencën e Perëndisë, ajo thjesht fillon me Perëndinë. Kështu, historia e krijimit dhe e njerëzimit fillon me fjalët “Në fillim Perëndia…” (Zan. 1:1).

    Në Shqip, përkthimi thotë “o Zot, Zoti ynë”, por në origjinal është Jehova Adonai.[3] Jehova është emri personal besëlidhës i Zotit. Ajo buron nga folja hebraike, “të jesh”. Perëndia ia zbuloi së pari Moisiut në ferrishtin që digjej kur tha (Eksodi 3:14), “Unë jam ai që jam.” Pra, Emri flet apo shpalos vet-qenien e përjetshme të Perëndisë. Ai është qenia e vetme e pakrijuar në univers! “Zoti” i dytë është hebraishtja “Adonai, që do të thotë Sovran. Ne mund të parafrazojmë thirrjen e Davidit kshtu, “O Perëndi i besëlidhjes së përjetshme, Perëndia ynë Sovran!” Megjithëse Zoti është i përjetshëm dhe krejtësisht i ndarë e mbi nga krijesën e Tij, Ai është zbret në nivelin dhe situatën tonë për të hyrë në një marrëdhënie besëlidhjeje të përjetshme me popullin e Tij, për t’u kujdesur për të me sovranitetin e Tij.

    Fjala “i mrekullueshëm” duhet përkthyer “madhështor”, dhe është një term që nënkupton mbretërinë, një koncept të cilin ne si shqiptarë nuk e vlerësojmë siç duhet. Që një njeri i zakonshëm të vijë në praninë e një mbreti të ulur mbi fronin e tij është një moment i frikshëm dhe impresionues. Kur Izraeli festoi çlirimin e fuqishëm të Zotit në eksod, ata kënduan (Eksodi 15:11), Kush barazohet me ty midis perëndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshëm në shenjtëri, i madhërishëm në lëvdata, o çudibërës?

    Davidi thotë më tej se është emri i Zotit që është madhështor. Kur Bibla flet për Emrin e Perëndisë, ajo i referohet tërë bashkësisë së përsosmërisë së cilësive të Tij dhe fuqisë së veprave të Tij. Me fjalë të tjera, emri i Zotit i referohet se kush Ai është dhe se çfarë Ai ka bërë, siç na është zbuluar në Fjalën e Tij. David thotë gjithashtu se madhështia e emrit të Zotit shihet në të gjithë tokën dhe mbi qiejt. Kjo është e ngjashme me atë që Pali deklaron kur flet për racën njerëzore dhe për shtypjen që i bën së vërtetës në padrejtësi (Rom. 1:18). Ai thotë, “Sepse cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pashfajësueshëm” (Rom. 1:20).

    Kur e konsiderojmë madhështinë e Zotit siç shihet në të gjithë tokën, unë mund të citoja shembuj të mjaftueshëm për t’ju mbajtur gjithë muajin. Vetëm në trupin e njeriut ekzistojnë prova të mjaftueshme për Krijuesin për të bindur këdo që është i gatshëm të mendojë rreth tij, dhe se ne nuk jemi produkt i shansit të rastësishëm gjatë një periudhe të gjatë kohore siç thotë evolucioni. Dhe ky është vetëm trupi i njeriut. Kur konsiderojmë ekuilibrin kompleks të botës natyrore, është thjesht absurde të mendosh që gjithçka erdhi nga rastësia + kohë pa Krijuesin!

    B. Zoti ka shfaqur madhështinë dhe fuqinë e Tij në foshnje në dukje të dobëta, përmes të cilëve Ai triumfon mbi armiqtë e Tij (8: 2).

    Davidi e di se përkundër të gjitha provave të lavdisë së Zotit në krijimin e Tij, ka akoma kundërshtarë që janë në fakt armiq dhe urryes të Perëndisë. Ata kanë një paragjykim apriori ndaj Zotit sepse duan ata vetë të jenë zotër të jetës së tyre. Ata e fillojnë logjikën e tyre duke supozuar apriori materializmin apo mos-ekzistencën e Perëndisë dhe kështu ata nuk kanë vend për Zotin në ekuacionet e tyre.

    Si sillet Zoti me armiq të tillë? Davidi thotë se është “Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t’i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit” (8: 2). Çfarë po thotë Davidi? Xhon Kalvin kishte të drejtë kur shkroi mbi këtë varg se procesi i ngjizjes dhe lindjes së një foshnje shfaq shkëlqimin e Zotit aq qartë sa që edhe një foshnjë rrëzon përtokë tërbimin e armiqve të Perëndisë[4]. Kalvin nuk dinte asgjë në lidhje me proceset komplekse biologjike dhe kimike që ndodhin tek nëna dhe fëmija gjatë lindjes. Ai thjesht po vëzhgonte çudinë e një fëmije të porsalindur. Si mund të shikoni një bebe ende në gji dhe të thuash se ndodhi rastësisht, pa ndërhyrjen e Krijuesit?

    Ky psalm, madje ky varg u citua nga Jehova i trupëzuar, nga vetë Zoti Jezus ditën që ne e njohim si e Diela e Palmave. Të Dielën e Palmës, ndërsa Jezusi hyri mbi gomari në Jeruzalem, dhe më pas shëroi të verbrit dhe të çalët në tempull, fëmijët e vegjël i panë këto gjëra dhe thirrën, “Hosana të Birit të Davidit” (Mat. 21:15). Armiqtë e Jezuit, krerët e priftërinjve dhe skribët u indinjuan nga ato që thoshin fëmijët dhe i kërkuan Jezusit që të mos e lejonte një gjë të tillë. Jezusi u përgjigj duke cituar këtë varg (21:16), «Po! A nuk keni lexuar kurrë: “Nga goja e të vegjëlve dhe e foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi”?». James Boice shpjegon:

    Nëse këta drejtues religjiozë ishin tashmë të indinjuar, ata me siguri duhet të jenë bërë katatonikë. Sepse duke identifikuar lavdërimet e fëmijëve të Jeruzalemit me Psalmin 8, Jezui jo vetëm që i vërtetoi fjalët e tyre, duke i treguar se ishin të duhura. (Ai ishte, me të vërtetë, “biri i Davidit”, Mesia).Por, Ai gjithashtu interpretoi lavdërimet e tyre si lavdërime jo për një njeri të thjeshtë, që do të ishte thjesht një “bir i Davidit”, por i Perëndisë, pasi psalmi thotë që Perëndia ka caktuar lavdërime për veten e tij nga buzët e fëmijëve.[5]

    Pra Krishti tha se Ai ishte vërtetë Jehova Adonai, dhe se i meritonte dhe i urdhëronte këto lavdërime nga buzët e fëmijëve. Kështu Zoti i kapërcen armiqtë e Tij me anë të mrekullisë së fëmijëve të vegjël dhe lavdërimeve që ata këndojnë në besimin e tyre të thjeshtë.

    Pra, pika e parë dhe kryesore e Davidit është që ne duhet të adhurojmë Zotin sepse emri i Tij është madhështor në të gjithë tokën.

    II. Dinjiteti i Njeriut

    A. Krahasuar me pafundësinë e universit të krijuar të Zotit, ne janë të vegjël dhe të parëndësishëm (8: 3-4).

    Davidi shikoi gjerësinë e qiellit të natës dhe pa hënën dhe yjet, veprat e gishtërinjve të Perëndisë. Ai i ka vendosur disi të gjitha ato në vendet e tyre të caktuara dhe orbitat. Atëherë Davidi mendon se sa i vogël njeriu është dhe mrekullohet (8:3-4), “Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, 4 çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?” Fjala hebraike e përdorur për “njeri” thekson njeriun në ekzistencën e tij të dobët njerëzore (shih Psa. 9:20; 90:3; 103:15). Rreshti i dytë që i referohej atij si “biri i njeriut” mund të nënkuptojë gjendjen tonë të rënë, pasi të gjithë djemtë e Adamit kanë lindur sipas ngjashmërisë dhe figurës së tij, në mëkat (Zanafilla 5:3). Në krahasim me gjerësinë e universit, cili është njeriu që Zoti mendon për ne, aq më pak se Ai kujdeset për ne, aq më pak që ne nuk e meritojmë që Ai të kujdeset për ne për shkak të mëkatit tonë.

    B. Megjithatë, pavarësisht nga parëndësia jonë, Zoti na ka kurorëzuar me lavdi dhe madhështi dhe na ka caktuar të sundojmë mbi krijimin e Tij (8:5-8).

    Davidi thotë, “5Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder. 6 E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij! 7 Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra, 8 zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.” Davidi po i referohet Zanafillës 1:26, ku Zoti krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Tij. Në të njëjtin kontekst, Perëndia i caktoi njeriut detyrën e qeverisjes mbi pjesën tjetër të krijimit, ashtu siç tregon këtu Davidi. Davidi mund të kishte thënë se ne jemi bërë vetëm pak më të lartë se kafshët e tjera, por përkundrazi, ai thotë se ne u bëmë pak më të ulët se Zoti për të pasqyruar çudinë që jemi krijuar në shëmbëlltyrën e Tij.

    Kuptohet, që ky dinjitet i pastër i racës njerëzore ishte i tillë para rënies. Njeriu sot, edhe pse ka ende thërrmija të shëmbëlltyrës së Perëndisë në qenien e tij, është e qartë se nuk sillet me dinjitetin me të cilin Perëndia e ka krijuar. Shpesh herë, njeriu sillet si kanibal, e madje më keq se sa nga shtazët e pyllit. Edhe ujqërit kujdesen për njëri-tjetrin, ndërsa dy shekujt e fundit të historisë së njerëzimit numërojnë kaq shumë gjenocid, se që njerëzimi e meriton që të konsiderohet më e ulët se bishat. E megjithatë, askund nuk pohohet guximshëm dinjiteti i njeriut sesa në këtë pasazh.

    Por, diçka interesante ndodh me këtë varg në Dhiatën e Re. Kur Davidi shkroi “të ulët se Perëndia” ai përdori fjalën Elohim, që ne e përkthejmë Perëndia. Në disa raste të rralla, fjala elohim përdoret edhe për engjëjt. Kur disa përkthyes Judenj e përkthyen Dhiatën e Vjetër në Greqishten e Vjetër që njihet me emrin LXX, ata e përkthyen fjalën elohim me kuptimin më të radhë të saj. Kështu vargu thotë “Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se engjëjt”. Autori i Letrës drejtuar Hebrenjve, e merr këtë varg nga përkthimi LXX dhe e përdor ashtu për t’iu referuar Krishtit: “Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua” (2:7). Gjë që më sjell në pikën e fundit, që është:

    C. Psalmi 8 përmbushet përfundimisht në Jezu Krishtin, i cili rikthen atë që humbi Adami.

    Njerëzimi, që nga rënia ka arritur disa bëma të jashtëzakonshme për të fituar sundimin mbi krijimin. Mendoni për të gjitha mrekullitë e shkencës moderne, përfshirë përparimet në shkencën mjekësore. E megjithatë, të gjitha këto arritje janë njollosur nga mëkati. Njeriu krenar mburret me to dhe nuk e pranon që aftësia për të zbuluar fakte shkencore i është dhënë atij nga Zoti. Ashtu si ndërtuesit e Kullës së Babelit, njeriu krenar modern përdor përparimet e tij shkencore për të shpallur pavarësinë e tij nga Zoti, e madje beson se me disa përparime të tjera, ne mund të kurojmë të gjitha sëmundjet tona dhe të jetojmë përgjithmonë! Njerëzimi shpreson që një ditë mjekësia do tu japë pavdekësinë.

    Por shkenca nuk mund të na pajtojë me Perëndinë dhe as të na bëjë të përjetshëm. Atëherë, çfarë bëri Perëndia? Ai dërgoi Birin e Tij, Birin e Njeriut, për të siguruar flijimin për mëkatet tona dhe për të përmbushur Psalmin 8 në një mënyrë që ne nuk mundemi. Hebrenjve 2 citon Psalmin 8:4-6 dhe më pas e zbaton atë tek Jezusi (Heb. 2:9): “por atë, që u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, Jezusin, e shikojmë të kurorëzuar me lavdi dhe nder, për shkak të vuajtjes së vdekjes, që me anë të hirit të Perëndisë për të gjithë njerëzit, të shijonte vdekjen.” E thënë ndryshe, njeriu si një krijesë pasqyron lavdinë e Perëndisë. Por Biri i njeriut, në të cilin gjendet modeli origjinal i të qenit njeriu i përsosur, e reflekton e shfaq këtë lavdi në një mënyrë e masë shumë më të përsosur.

    Kështu që Davidi na thotë të adhurojmë Perëndinë sepse megjithëse jemi të vegjël dhe të parëndësishëm, Ai ka menduar me mirësi për ne dhe kujdeset për ne. Megjithëse e dëmtuam imazhin e Zotit përmes mëkatit, Perëndia e ka rikthyer atë në Jezu Krishtin. Tek Ai, ne përsëri jemi kurorëzuar me lavdi dhe madhështi. Dhe kështu, Davidi kthehet në origjinë, dhe e mbyll psalmin duke deklaruar përsëri madhështinë e lavdishme të Perëndisë duke thënë: “O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!

    Përfundim

    Si mund ta zbatojmë këtë psalm?

    • Së pari, ne duhet të përkulemi në frikë para Krijuesit tonë madhështor! Ky psalm duhet të na përulë dhe të na bëjë të çuditemi me Perëndinë hiri dhe dashuria për t’u kujdesur për ne duke dërguar Birin e Tij si Shpëtimtarin tonë.
    • Së dyti, Ne duhet ta trajtojmë secilin person me dinjitet dhe respekt si qenie të krijuara në imazhin e Perëndisë. Ne nuk mund të adhurojmë dhe lavdëromë madhështinë e Zotit ndërsa trajtojmë krijimin e Tij suprem me përbuzje. Racizmi, për shembull, nuk ka bazë në Krishterimin biblik.
    • Së treti, Kisha ungjillore në Shqipëri duhet të sensibilizohet kundër tmerreve të abortit, i cili trajton krijimin e mrekullueshëm të Zotit si plehra. Nga pikëpamja e konceptimit, i vetmi ndryshim midis bebes në barkun e nënës dhe ne sot është koha dhe ushqimi. Të vrasësh një fëmijë është të vrasësh një mrekulli dhe adhurues të Perëndisë.
    • Së katërti, ne duhet të qëndrojmë fort kundër absurditetit të evolucionit, i cili mohon se jemi krijuar në imazhin e Perëndisë. Evolucioni është thjesht një mënyrë për njerëzit mëkatarë të përpiqen të shmangin Krijuesin e tyre. Evolucioni është një nga mashtrimet më të mëdha shkencore që armiku i shpirtrave tanë i ka rrasur ndonjëherë racës njerëzore!
    • Së pesti, le ti t’i rrisim fëmijët tanë të duan, frikësohen dhe t’i shërbejnë Perëndisë si mënyra e vetme për të jetuar jetën me dinjitet. Kur ne jemi të lidhur me të drejtë me Perëndinë përmes Jezu Krishtit, jeta jonë merr një rëndësi të përjetshme.
    • Së gjashti, ne duhet të jemi administratorë të mirë të krijimit të Zotit. Ndërsa njeriu modern adhuron krijimin dhe jo Krijuesin, nuk duhet të lëmë pas dore faktin që ne jemi administratorët e krijimit të Zotit. Ne duhet të kundërshtojmë lakminë që shpesh shkatërron krijimin pa marrë parasysh bukurinë dhe ruajtjen e saj.
    • Së shtati, ne duhet të kënaqemi me çfarëdo pune që Zoti na jep për të bërë, duke e bërë atë me zemër si për Të. Siç theksonin Puritanët, çdo profesion i ligjshëm është një thirrje e dhënë nga Perëndia. Pavarësisht se çfarë bëni për të fituar jetesën, ju duhet ta bëni atë për Zotin (Kol. 3:22-24).
    • Së teti, ne duhet ta shijojmë Zotin përmes krijimit të Tij. Harrojeni qendrën tregtare ose filmat. Dilni në natyrë dhe kënaquni me Perëndinë përmes mrekullive që ai ka bërë!

     

    Shënimet:

    [1] Derek Kidner, Psalms 1-72: An Introduction and Commentary on Books I and II of the Psalms, The Tyndale Old Testament commentaries (London: Inter-Varsity Press, 1973), 65–66.

    [2] `dwI)d”l. rAmðz>mi tyTiªGIh;-l[;( x;Ceîn:m.l

    [3] WnynE©doa] hw”Ühy>

    [4] Jean Calvin et al., Calvin’s Commentaries., vol. 5 (Grand Rapids, Mich.: Baker Books, 2009), 98.

    [5] James Montgomery Boice, Psalms: An Expositional Commentary, vol. 1 (Baker Book House, 1998), 68.

     

    Bibliografi

    Boice, James Montgomery. Psalms: An Expositional Commentary. Vol. 1. 3 vols. Baker Book House, 1998.

    Calvin, Jean, James Anderson, Henry Beveridge, Henry Beveridge, Charles William Bingham, John King, Thomas Myers, et al. Calvin’s Commentaries. Vol. 5. 22 vols. Grand Rapids, Mich.: Baker Books, 2009.

    Kidner, Derek. Psalms 1-72: An Introduction and Commentary on Books I and II of the Psalms. The Tyndale Old Testament commentaries. London: Inter-Varsity Press, 1973.

    ]]>
    https://ngaburimiijetes.al/psalmi-8-madheshtia-e-perendise-dhe-dinjiteti-i-njeriut/feed/ 0
    Fjala u bë mish https://ngaburimiijetes.al/fjala-u-be-mish/ https://ngaburimiijetes.al/fjala-u-be-mish/#respond Sun, 02 Jul 2023 13:27:46 +0000 https://ngaburimiijetes.al/?p=19482

    Festimet tona të Krishtlindjeve janë si eksodi i Izraelit nga Egjipti. Ajo ishte një shpërngulje e lavdishme. Lavdia e Izraelit ishte lavdia e Perëndisë në mesin e tyre nëpërmjet tabernakullit dhe Arkës së Besëlidhjes. Kështu është edhe për ne sot me Krishtin: lavdia jonë është ajo e vetë Krishtit. Ky ishte mësimi i apostullit Gjon në Ungjillin e tij kur ai fliste për domethënien e Krishtlindjes: “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” (Gjoni 1:14).

    Ndryshe nga ungjijtë e tjerë që tregojnë ngjarjet e lindjes së Jezusit, Ungjilli i Gjonit tregon historinë e Krishtlindjes në terma teologjike. Gjoni 1:14 na jep doktrinën e mishërimit të Krishtit. Jezusi lindi nga Maria e virgjër, por personi i dytë i Trinisë nuk erdhi në jetë në këtë lindje. Përkundrazi, Gjoni thotë, “Fjala”, domethënë, Perëndia Biri, mori një formë dhe natyrë njerëzore për t’ia shtuar natyrës sëe tij përjetësisht hyjnore. Mishërimi i Krishtit do të thotë që Biri i Perëndisë u bë njeri në kuptimin më të plotë, pa humbur asnjë nga hyjninë e tij. Duke qenë i pamëkatë, ai është i pakorruptuar, njerëzimi i vërtetë, siç e kishte projektuar fillimisht Perëndia.

    Më lejoni të jap disa nga arsyet pse Jezu Krishti mori mishin tonë nëpërmjet mitrës së Marisë. Një nga arsyet është që Perëndia të na njohë përmes përjetimit dhe kështu të simpatizohet plotësisht në nevojat tona. Sepse Jezusi u bë njeri, ai është në gjendje ti vijë keq për ne në sprovat tona dhe ai e di se çfarë është dhimbja dhe gëzimi si qenie njerëzore. Hebrenjve 4:15 thotë: “Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” Si e tillë, Jezui gjithashtu na jep një shembull për tu ndjekur, pasi na udhëheq në këtë jetë në rrugën që ai ka hapur për ne.

    Një arsye e dytë pse Jezui u bë njeri ishte të na tregonte lavdinë e Perëndisë në një formë që mund ta kuptonim. Perëndia është frymë dhe është i padukshëm në natyrën e tij të vërtetë (1 Tim. 6:16). Prandaj, Biri i Perëndisë e veshi veten në formë njerëzore në mënyrë që burrat dhe gratë të mund ta shihnin dhe ta kuptonin karakterin e Perëndisë. Ne mund ta njohim shenjtërinë dhe dashurinë e Perëndisë duke e parë atë në jetën njerëzore të Jezusit, siç është zbuluar në Bibël. Jezusi tha: “Kush më ka parë mua, ka parë Atin” (Gjoni 14:9).

    Më e rëndësishmja, Jezui u bë një njeri për të vdekur për mëkatet tona. Meqenëse ishin burra dhe gra që thyenin ligjin e Perëndisë dhe ranë nën zemërimin e Perëndisë, shlyerja e vërtetë mund të bëhej vetëm nga një i cili ishte plotësisht njeri. Jezusi u bë një qenie njerëzore në mënyrë që të mund të ofrohej për mëkatet e popullit të tij, pasi vetëm ai ishte në gjendje të vuante dënimin e vdekjes në natyrën e tij njerëzore dhe megjithatë të ngadhënjente përmes jetës në hyjninë e tij.

    Në botën e lashtë ka pasur shumë mite rreth perëndive që zbritën në tokë pak kohë derisa u lodhën dhe u kthyen në retë. Por askund në botën e lashtë nuk ekzistonte koncepti i Perëndisë që bëhej njeri, Fjala të merrte mishin, nga dëshira e tij për të na shpëtuar. Por ky është mesazhi ynë i gëzueshëm i Krishtlindjeve. Çfarë thotë kjo për dëshirën e Perëndisë për shpëtimin tonë? Ai hyri në botën tonë dhe u bë një prej nesh! Sa e madhe është dashuria e Perëndisë për secilin nga njerëzit e tij, që ai ta dërgojë Birin e tij që të vdesë për ne dhe kështu të na mundësojë që të jetojmë me Perëndinë përgjithmonë në lavdi! Kjo është dhurata që ne e festojmë me falenderime ndaj Perëndisë në Krishtlindje.

    Gjoni thotë se Jezusi jo vetëm që banoi mes nesh, ashtu si tabernakulli i Perëndisë në mes të fiseve të Izraelit, por që na tregoi lavdinë e tij. Ka aq shumë lavdi lidhur me Krishtlindjen. Lutja ime është     që të gjithë ne – sidomos fëmijët tanë – të ndiejmë gjatë festimeve tona të Krishtlindjes, diçka nga lavdia që engjëjt kënduan në fushat e Betlehemit. Por, sipas Jezusit, lavdia e vërtetë për të cilën erdhi u zbulua në kryq. Në prag të hyrjes së tij në Jerusalem para kryqëzimit të tij, Jezusi deklaroi: “Ka ardhur ora që Biri i Njeriut të përlëvdohet” (Gjoni 12:23). Jezusi nuk po fliste për Hosannën e Ditës së Palmës por për agonitë e vdekjes së tij shlyese. Në kryq, Perëndia na tregoi turpin e vërtetë të mëkatit tonë, pasi edhe një aq i përsosur sa Jezusi duhej të vuante për të. Por në kryq, Perëndia na tregoi edhe lavdinë e vërtetë të dashurisë së tij, pasi ai ishte i gatshëm të jepte edhe Birin e tij, sakrifica që duhej për ne që të shpëtohemi. Kështu, duke parë lavdinë e hirit të Perëndisë në kryq, mëkatarët si ne janë të shpëtuar. A është Jezui, i cili ka lindur në grazhd për të vdekur në kryq, lavdia jote?

    Sot, lavdia e Jezusit shkëlqen në zemrat tona nëpërmjet shkrimeve të Biblës (2 Pjetrit 1:19). Pra, ne mbajmë në një libër, të vërtetën e Perëndisë në gjithë lavdinë e tij, që na siguroi nëpërmjet profetëve dhe apostujve të lashtë të Jezu Krishtit. Nëse ne kemi marrë hirin e Perëndisë në kryqin e Krishtit, atëherë le të duam dhe dëshirojmë njohjen e së vërtetës së Perëndisë në Fjalën e tij. Le të sigurohemi që këtë sezon të Krishtlindjes ne të festojmë dhuratën e Perëndisë duke kaluar disa kohë në Bibël. Më pas le të jetë dhurata jonë e Krishtlindjes për të, besimi ynë besnik ndaj Jezusit dhe kënaqësia jonë në adhurimin e Perëndisë me falënderime në kishën tonë dhe së bashku me familjet tona. Në këtë mënyrë, Zoti mund t’ju japë të gjitha bekimet e tij më të pasura këtë kohë Krishtlindje.

    ]]>
    https://ngaburimiijetes.al/fjala-u-be-mish/feed/ 0
    10 arsye për të lexuar Biblën cdo ditë https://ngaburimiijetes.al/10-arsye-per-te-lexuar-biblen-cdo-dite/ https://ngaburimiijetes.al/10-arsye-per-te-lexuar-biblen-cdo-dite/#respond Sun, 02 Jul 2023 13:22:01 +0000 https://ngaburimiijetes.al/?p=19479 Leximi i Biblës na tregon karakterin e Perëndisë. Bibla është burimi ynë përfundimtar për përgjigjet e pyetjeve tona mbi Perëndinë.

    1. “Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, 2 së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. 3 Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,” (Heb. 1:3)

    1. Leximi i Biblës na mëson të imitojmë Perëndinë.

    “Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,” (Efe. 5:1)

    1. Leximi i Biblës na ndihmon të zbulojmë se cili duhet të jetë hapi ynë i rradhës.

    “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” (Psa. 119:105)

    1. Leximi i Biblës na ruan nga mëkati.

    “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.” (Psa. 119:11)

    1. Leximi i Biblës na ndihmon të përtërijmë mendjet tona në mënyrë që ta njohim vullnetin e Perëndisë.

    “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. 2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.” (Rom. 12:1-2)

    1. Leximi i Biblës na lejon të jemi të sigurt për atë që tha Perëndia. Bibla është autoriteti ynë përfundimtar.

    “Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.” (Gjo. 17:17)

    1. Leximi i Biblës na lejon të marrim dëshirat e zemrës sonë.

    “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.” (Gjo. 15:17)

    1. Leximi i Biblës është se si mësojmë për ungjillin.

    “Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.40 Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.” (Gjo. 5:39-40)

    1. Leximi i Biblës na jep kurajë.

    Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh. 9 A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh”. (Joz. 1:8-9)

    1. Leximi i Biblës na ndihmon të jemi të frytshëm.

    “Ai që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij,3ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.” (Psa. 1:2-3)

    ]]>
    https://ngaburimiijetes.al/10-arsye-per-te-lexuar-biblen-cdo-dite/feed/ 0