Përshkrimi
PRANIMI I PËLQIMIT TË PERËNDISË PËR SHUMËLLOJSHMËRI ETNIKE
“Perëndia më bëri mua e të bëri ty” e fillon historinë me fëmijët e shkollave të cilët ngacmojnë njëri-tjetrin për dallimet e tyre etnike. Mësuesja e tyre ndërhyn dhe tregon se plani i mrekullueshëm i Perëndisë është që dallimet tona të pasqyrojnë larminë e mahnitshme të krijimit të Perëndisë dhe t’i sjellin të gjitha kombet në adhurimin ndaj Tij.